Flash

Dortmund, Terzic e ka një plan si të ndalojë PSG: "Jemi gati për Mbappé"

Lapsi.al 30 April 2024
Dortmund, Terzic e ka një plan si të ndalojë PSG: "Jemi gati

"Në futboll çdo gjë është e mundur, na presin dy ndeshje dhe 180 minuta ku duhet të punojmë shumë për të arritur ëndrrën tonë. Mund të jemi skuadra me më pak përvojë, por edhe ajo me më shumë uri". Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, prezanton kështu ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër PSG, që sapo është kurorëzuar kampion i ri i Francës. "Do të jetë një natë speciale për ne - tha ai në prag të ndeshjes së parë në shtëpi -. Objektivi i qartë është të fitojmë një avantazh të vogël nesër. Nuk më intereson kush është favorit, ne jemi gati".

Dortmund dhe PSG tashmë janë përballur me njëri-tjetrin në fazën e grupeve (2-0 Psg në ndeshjen e parë në Francë dhe 1-1 në kthim): "Ajo disfatë në shtëpinë e tyre na la një shije të keqe në gojë. Kishim krijuar shumë pak mundësi për të shënuar. Megjithatë, ndeshja e kthimit ishte një ndeshje krejtësisht tjetër. Tani jemi gati të përballemi sërish me këtë pengesë. Ata kanë një trajner me cilësi të jashtëzakonshme si Luis Enrique. E projekti i tyre i imponon që të fitojnë Champions League prej gati dhjetë vjetësh".

Lexo më tej: “Bellingham, mos shëno më në La Liga”: Real rrezikon t’i paguajë 30 milionë euro shtesë te Dortmund

Mendimi nuk mund të mos jetë te njeriu më i rrezikshëm i francezëve: "Mbappe? Nëse fokusohesh vetëm tek ai, të tjerët mund të të bëjnë keq në të njëjtën mënyrë. Kanë cilësi të pabesueshme. Synimi është të krijojmë një avantazh të vogël përpara ndeshjes së kthimit. Ideja nuk është të përqendrohemi te 1 ose 2 lojtarë, duhet të fokusohemi te topi: çelësi është të kemi topin. Bensebaini dhe Duranville janë jashtë. Sabitzer dhe Malen kanë rifilluar stërvitjen dhe do të jenë të disponueshëm", tha tekniku Edin Terzic.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI