Flash

PS bojkotoi Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Bardhi i kujton Veliajn brenda SPAK-ut

Lapsi.al 30 April 2024
PS bojkotoi Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Bardhi i

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi mazhoranca bojkotoi Komisionin Hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Bardhi në reagimin e tij shprehet se bojkoti nuk e mbulon dot korrupsionin e bërë me kontratat e sterilizimit dhe check-up, por tregon frikën e mazhorancës.

“Sjellja bllokuese/bojkotuese fatmirësisht është një film i parë nga çdo qytetarë, sepse po ndjekin të njëjtin model që u përpoqën të ndiqnin në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Në atë rast dështuan me turp. Jo vetëm nuk e penguan opozitën që ti shkonte deri në fund asaj afere korruptive, por sot kishin rastin të shihnin Erion Veliajn, “dëshmitarin” kryesor të atij Komisioni Hetimor, tek priste 1 orë pas derës së SPAK për t’u marrë në pyetje”.

Deputetët e mazhorancës duhet të kujtojnë fytyrën arrogante të Erion Veliajt në Komision Hetimor dhe ta krahasojnë me fytyrën e tij sot tek hynte në SPAK për të dhënë llogari për 130 milionë euro të vjedhura nga buxheti i qytetarëve në Inceneratorin e Tiranës. Në Komision Hetimor deputetët e mazhorancës i bënë avokatinë, por sot nuk e kishin këtë mundësi", shprehet Bardhi.

Gjithashtu ai u bën thirrje socialistëve, të heqin dorë nga bojkoti dhe t’i rikthehen misionit për të kontrolluar aferat korruptive.

Të këshilluara

Apeli i GJKKO-së lë në burg Jorgo Goron

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Goro dhe Aliaj ankimuan vendimin e...

15:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI