Flash

Reuters: Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale kanë marrë në pyetje stafin e dy spitaleve në Gaza

Lapsi.al 30 April 2024
Reuters: Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Prokurorët nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kanë intervistuar stafin nga dy spitalet më të mëdha të Gazës, thanë dy burime për Reuters, konfirmimi i parë që hetuesit e GJNP-së po flisnin me mjekët për krime të mundshme në Rripin e Gazës. Burimet, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, i thanë Reuters se hetuesit e GJNP kishin marrë dëshmi nga stafi që ka punuar në spitalin kryesor në qytetin e Gazës në veri të enklavës, Al Shifa, dhe spitalin kryesor në Khan Younis në jug, Nasser. Burimet nuk pranuan të japin më shumë detaje, duke përmendur shqetësimet për sigurinë e dëshmitarëve të mundshëm.

Një nga burimet tha se ngjarjet rreth spitaleve mund të bëhen pjesë e hetimit nga GJNP, e cila shqyrton çështje penale kundër individëve për krime lufte, kundër njerëzimit, gjenocid dhe agresion. Gjithashtu gjykata ka thënë se po heton të dyja palët në konflikt, duke përfshirë edhe sulmin e 7 tetorit nga luftëtarët e Hamasit ndaj Izraelit dhe ofensivën pasuese izraelite në Gaza.

Gjatë konfliktit, dy spitalet kryesore të Gazës kanë qenë objektiva izraelitë të rrethuar dhe të sulmuar nga forcat izraelite që akuzuan militantët e Hamasit për përdorimin e tyre për qëllime ushtarake, gjë që Hamasi dhe stafi mjekësor e mohojnë.

Ndërsa ditët e fundit, zyrtarët palestinezë kanë kërkuar gjithashtu hetime pasi qindra trupa u zhvarrosën në varrezat masive në Nasser. Po ashtu Izraeli mohon kryerjen e krimeve të luftës, duke përfshirë spitalet në Gaza ose rreth saj, ku thotë se të gjitha aktivitetet e tij ushtarake janë justifikuar nga prania e luftëtarëve të Hamasit. Spitalet mbrohen gjatë kohës së luftës nga traktatet ndërkombëtare, të cilat mund t’i bëjnë sulmet ndaj tyre krime lufte sipas GJNP-së, megjithëse ato mund ta humbasin këtë mbrojtje në disa rrethana nëse përdoren nga luftëtarët në një mënyrë që është e dëmshme për armikun.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI