Flash

Rudiger kërcënon yllin e PSG: "Mbappé në finale të Champions? Do ta shkatërroj"

Lapsi.al 30 April 2024
Rudiger kërcënon yllin e PSG: "Mbappé në finale
Antonio Rudiger, mbrojtësi i Real Madrid, ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalin Carré në YouTube duke folur edhe për Kylian Mbappé, lojtarin e ardhshëm të Los Blancos: "Nëse luajmë kundër tij në finalen e Champions League? Do të fitojmë. Nëse do të më driblojë? Do ta shkatërroj (qesh, red.) Ai e fitoi Kupën e Botës në moshën 18-vjeçare, kjo e bën atë shumë të veçantë. Ai mund të bëhet lojtari më i mirë francez i të gjitha kohërave , akoma nuk është. Për mua është Zidane”. Rudiger, i transferuar në Bernabeu nga Chelsea vjen i ekzaltuar nga përballja me Erling Haland. Novergjezi i fuqishëm dhe një makineri golash, nën morsën e mbrojtësit gjerman nuk arriti të linte gjurmë në dy ndeshjet kundër Real Madrid. Rudiger dominoi kontrastet me një prek lojtarëve më të mirë në botë dhe tani paralajmëron se dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe me Mbappé. Lexo më tej: Champions/ Gjigantët Bayern e Real përplasen në Allianz: Tuchel me sytë nga goleadori i parashikuar Gnabry Sigurisht, Rudiger duhet të kujdeset më parë të arrijë vetë në finalen e Champions, sepse përballë është Bayern Munich. Në formacionin bavarez ka shumë kampionë dhe ai për të cilin ndoshta mbrojtësi i Real Madrid duhet të ketë mendjen më shumë është Harry Kane. Një njohje e vjetër e tij në kohën kur luanin në Pemier Leagie me dy nga skuadrat e Londrës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI