Flash

Superiore, zbardhet kalendari: tre ndeshje në shtatë ditë, javët e fundit të gjitha në të njëjtën e ditë e orar

Lapsi.al 30 April 2024
Superiore, zbardhet kalendari: tre ndeshje në shtatë ditë,
Në fund të kampionatit një sforco tjetër për skuadrat që rrezikojnë dështimin e objektivëve me tre ndeshje brenda shtatë ditëve. Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit në kampionatit “Abissnet Superiore”. Duke nisur nga java e 34-të e deri në javën e 36-të të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar. Ndeshjet e javës së 34-të do të luhen më datë 4 maj në orën 16:00, ndërsa java e 35-të do të zhvillohet e gjitha në mesjavë më datë 8 maj në orën 16:00. Java e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet më datë 11 maj po në orën 16:00. Lexo më tej: "Jam i frikësuar, askush nuk na mbron". Tetova apel FSHF-së e sulm arbitrit, Deliallisi: "Ishim superiore" Pas përfundimit të javës së 36-të, FSHF do të organizojë hedhjen e shortit për “Final 4” ku do të përcaktohen edhe çiftet gjysmëfinaliste. Të gjitha ndeshjet e “Final 4” do të luhen në stadiumin “Air Albania”. SUPERIORE, JAVA XXXIV Teuta – Egnatia               04.05.2024          16:00 Vllaznia – Dinamo City  04.05.2024          16:00 Laçi – Tirana                    04.05.2024          16:00 Partizani – Skënderbeu  04.05.2024          16:00 Erzeni – Kukësi                04.05.2024          16:00 SUPERIORE, JAVA XXXV Kukësi – Partizani           08.05.2024          16:00 Skënderbeu – Laçi          08.05.2024           16:00 Tirana – Vllaznia             08.05.2024          16:00 Dinamo City – Egnatia   08.05.2024          16:00 Erzeni – Teuta                  08.05.2024          16:00 SUPERIORE, JAVA XXXVI Teuta – Dinamo City       11.05.2024           16:00 Egnatia – Tirana              11.05.2024           16:00 Vllaznia – Skënderbeu    11.05.2024           16:00 Laçi – Kukësi                    11.05.2024           16:00 Partizani – Erzeni            11.05.2024           16:00

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI