Flash

Video/ Kim katastrofik, Vinicius i pagabueshëm: Bayern-Real, gjithçka e shtyrë për në kthim

Lapsi.al 30 April 2024
Video/ Kim katastrofik, Vinicius i pagabueshëm: Bayern-Real,
Spektakël i shkëlqyer në Allianz Arena në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan 2-2 dhe shtynë çështjen e kualifikimit pas 8 ditësh në Santiago Bernabeu. Gjermanët e nisën fuqishëm, por spanjollët kaluan në avantazh në aksionin e parë në minutën e 24', kur Kroos dërgoi Vinicius në portë, me brazilianin që bëri 0-1. Në pjesën e dytë, në harkun e katër minutave, mes 53' dhe 57', bavarezët kthyen ndeshjen. Sané gjeti golin e barazimit, më pas Kane bëri rezultatin 2-1 me penallti (faull i Lucas Vazquez ndaj Musiala). Megjithatë, në finale, ish-lojtari i Napolit Kim përfundoi një mbrëmje katastrofike duke rrëzuar Rodrygo në zonë. Penallti e goli i dytë i Vinicius (83'). Lexo më tej: Luis Enrique fyen gazetarët: "PSG favorit? Shtypi nuk kupton asgjë nga futbolli" Talent, klas dhe vendosmëri në 2-2 e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League mes Bayern Munich dhe Real Madrid. Edhe një herë Ancelotti tregoi se ka dhunti dhe në momentin më të vështirë të ndeshjes, me Bayern që shtynte për të bërë rezultatin 3-1, ndryshoi inercinë duke futur Modric që në fakt ktheu lojën. Real, pas një fillimi të komplikuar, kaloi në epërsi në minutën e 24' me Vinicius. Por më pas pësoi dy gola të shpejtë nga Bayern që përmbysi rezultatin me Sané (në minutën e 53') dhe Kane (me penallti në minutën e 57'). Megjithatë, në finale spanjollët u përmirësuan duke rrëmbyer golin e barazimit me Vinicius (në penallti) në minutën e 83-të. Në ndeshjen e kthimit, të planifikuar për të mërkurën e ardhshme (8 maj), gjithçka është ende e mundur. Finalja është ende për tu vendosur mes dy skuadrave që me talent dhe vendosmëri dhanë një tjetër ndeshje të paharrueshme të kompeticionit.

GOLAT E MBRËMJES

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI