Flash

Gazetarët shtiren si sheikë sauditë, i ofrojnë 30 milionë euro 50 futbollistëve: vetëm 5 refuzojnë

Lapsi.al 1 May 2024
Gazetarët shtiren si sheikë sauditë, i ofrojnë 30
Gazetarët investigativë jo rralë herë bëjnë shaka të hidhura për futbollistët, sidomos kur bëhet fjalë për para. Dikur e bënë anglezët me ish-teknikun e City Roberto Mancini dhe ish-teknikun e kombëtares Sven Goran Eriksson, në kohën kur sheikët dyndën në Premier League. Tani ishte radha e gazetarëve të emisionit Le Iene që u argëtuan duke u shtirur si sauditë. Gazetarët telefonuan rreth pesëdhjetë lojtarë të Serie A, duke iu ofruar një shumë prej rreth 30 milionë euro në sezon.

LE IENE SHTIREN SI SAUDITË E OFROJNË 30 MILIONË

Në episodin e fundit të Le Iene, drejtuesit e programit të njohur u argëtuan duke u shtirur si sauditë dhe duke telefonuar rreth pesëdhjetë lojtarë të Serie A për t'u ofruar një pagë prej 30 milionë eurosh për të shkuar të luajnë në Arabi. Viktimat e kësaj shakaje ishin pesëdhjetë futbollistë dhe një përqindje e mirë (88%) prej tyre, pranuan. Por nuk munguan edhe refuzimet e rëndësishme, veçanërisht nga lojtarët ende aktivë dhe të rëndësishëm në Serie A si Lorenzo Pellegrini, Zaccagni, Perin dhe Simeone. Të katër lojtarët u përgjigjën jo. Kapiteni i Romës tha: "Nuk jam i interesuar, jam i lumtur në Romë dhe jam i lumtur që luaj për ekipin e qytetit tim. 30 milionë në vit paga? Ky aspekt nuk më intereson." Zaccagni dhe Perin gjithashtu nuk u tunduan nga paratë, e as Giovanni Simeone, i cili gjithashtu theksoi se ai tani thjesht dëshiron të ketë një karrierë të mirë në Evropë. Edhe Bernardeschi, tani te Toronto, tha jo. Lexo më tej: De Giuseppe gazetari i Le Iene zbulon arbitrin e maskuar që denoncoi trukimin me VAR: "Është roman" Por, ndërkohë, erdhi gatishmëria nga lojtarë si Bonaventura, Sensi, Balotelli dhe Jorginho. Vetëm 4 nga të kontaktuarit ranë dakord që audioja e tyre të bëhej publike. Mesfushori i Fiorentinës tha: “Kontrata ime skadon pas një viti, ndoshta ndërroj ekip dhe shkoj në Arabi”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI