Flash

Ka vràrē një shqiptar në Gjermani dhe rrēmbyer një tjetër në Belgjikë, Interpol në kërkim të turkut

Lapsi.al 1 May 2024
Ka vràrē një shqiptar në Gjermani dhe rrēmbyer një

Gjermania, së bashku me agjencinë ndërkombëtare të policisë Interpol, janë në kërkim të vrasësit 30-vjeçar me “armë të artë”, Ferhat K. Ai është quajtur kështu pasi përdor një pistoletë ari.

Besohet se Ferhat K., i cili dyshohet se ishte vrasës i bandave të drogës dhe qëlloi viktimat e tij në kokë dhe penis, është arratisur në Turqi.

Policia, duke hetuar vrasjen e të riut shqiptar Alonso Hysneli alias Reols Hysneli 27 vjec, trupi i të cilit u gjet pesë muaj më parë, është vënë në ndjekje të Ferhat K. si i dyshuari kryesor. Shqiptari u qëllua me plumb në kokë dhe u ekzekutua si pasojë e një mosmarrëveshjeje për shpërndarjen e drogës në një bar nargjilesh të pashfrytëzuar pranë qytetit Uetersen. Thuhet se Ferhat K. ka qenë i përfshirë në sulme të armatosura në komunitetin e drogës në 10 vitet e fundit.

Mësohet se Ferhat K. ka rrëmbyer për herë të fundit një shqiptar në Belgjikë duke e qëlluar më pas, ndërkohë që viktima mezi ka shpëtuar pas disa operacioneve.

Në vitin 2016, ndërsa Ferhat K. donte të merrte të fejuarën e tij Aline P. nga një diskotekë, se ai ka plagosur lojtarin e skuadrës St. Paul, Armin B., duke e qëlluar në penis. Ferhat K., të cilit në dosje i gjenden edhe precedentët penalë, është dënuar me 5.5 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Megjithatë, ai iku në Turqi përpara vendimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI