Flash

PSG me sytë te Mbappe: ‘Muri i verdhë’ i Dortmund arma plus e Borussia në gjysmëfinalen e Champions

Lapsi.al 1 May 2024
PSG me sytë te Mbappe: ‘Muri i verdhë’ i Dortmund arma

Pas përplasën brirët gjatë fazës së grupeve të Champions League, Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain rinovojnë njohjet për ndeshjen e parë të një përballje joshëse gjysmëfinale në Westfalenstadion sonte mbrëma. Të dyja skuadrat erdhën nga prapa në ndeshjet e tyre çerekfinale kundër kundërshtarëve spanjollë, për të prerë biletën e tyre për në katër të fundit, me BVB që kaloi Atletico Madrid dhe PSG që eliminoi Barcelonën.

BORUSSIA DORTMUND

Borussia Dortmund do të jetë pa dyshen Ramy Bensebaini (gju) dhe Julien Duranville (muskuj) për shkak të lëndimit. Sidoqoftë, lajmet e mira për Terzic nuk mungojnë me Mats Hummels (këmbë), Donyell Malen (kofshë), Sebastien Haller (kavilje) dhe Marcel Sabitzer (i sëmurë) që janë stërvitur këtë javë dhe mund të jetë të gatshëm për të zbritur në fushë nga fillimi.

Emre Can dhe Ian Maatsen ishin të pezulluar në kampionat fundjavën e kaluar, por ata të dy janë në dispozicion për formacionin kundër PSG. Ndërsa Maatsen është në linjë për t'u rikthyer si mbrojtës i majtë, Can mund të zëvendësojë Salih Ozcan ose Felix Nmecha në qendër të mesfushës.

Niclas Fullkrug, golashënuesi më i mirë me 14 gola në të gjitha garat këtë sezon, është vendosur të kryesojë ofensivën dhe do të kërkojë të gjejë rrjetën në ndeshjen e tij të tretë radhazi në shtëpi. Sancho dhe Karim Adeyemi priten të ofrojnë mbështetjen në krahë për qendërsulmuesin gjerman.

PSG

Sa i përket Paris Saint-Germain, ata ende duhet të përballen në Gjermani pa Presnel Kimpembe (tendina e Akilit), Layvin Kurzaëa (shpinë) dhe Sergio Rico (kokë), që vazhdojnë të rikuperohen nga dëmtimi.

Enrique zgjodhi të mbajë pushim Gianluigi Donnarumma, Nuno Mendes, Lucas Hernandez dhe Fabian Ruiz fundjavën e kaluar. Por lojtarët janë të gjithë gati për të qenë titullar në Dortmund, me portierin që duhet të jetë në mbrojtje të portës, duke kthyer Keylor Navas në pankinë.

Lexo më tej: Luis Enrique fyen gazetarët: "PSG favorit? Shtypi nuk kupton asgjë nga futbolli"

Mbappe është gjithashtu gati për të zbritur në fushë me PSG, pasi ishte zëvendësues në ndeshjen e fundit në kampionat. Sulmuesi ka shënuar tetë nga 43 golat e tij këtë sezon në Champions League. Në ndihmë të Mbappe, në sulm do të jenë Dembele dhe Bradley Barcola.

FORMACIONET E MUNDSHME

Borussia Dortmund:

Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Can; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug

Paris Saint-Germain:

Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Danilo, Hernandez; Vitinha, Zaire-Emery; Dembele, Asensio, Barcola; Mbappe

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI