Flash

Sturridge, mos vjen nga e ardhmja? ish-sulmuesi bëhet... profet: parashikoi gjithçka në Bayern-Real

Lapsi.al 1 May 2024
Sturridge, mos vjen nga e ardhmja? ish-sulmuesi bëhet... profet: parashikoi

Nga sulmuesi i zonës në fallxhor praktikisht të pagabueshëm. Kjo është metamorfoza e Daniel Sturridge, një sulmues që në të kaluarën kishte veshur – ndër të tjera – fanellat e Chelsea e Liverpool. Natyrisht që po bëjmë shaka, por ish-qendërsulmuesi ka dhënë spektakël në rrjetet sociale me disa parashikime të ndeshjes Bayern Munich-Real Madrid. Nga goli i Sané në rezultatin përfundimtar, duke kaluar nga penalltia e Kane: ja të gjitha “profecitë” e anglezit.

"PROFECITË" E VËRTETUARA TË STURRIDGE

Në ditët e sotme Sturridge është një opinionist në televizion dhe është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish. Në X ai mburret me 2.2 milionë ndjekës dhe, me një sërë postimesh, ai mori skenën mbrëmjen e djeshme. Anglezi, para fillimit të ndeshjes Bayern-Real, bëri një sërë parashikimesh: “Do të shënojnë si Vinícius edhe Rodrygo”, “Sané do të jetë një problem sonte: do të shënojnë si ai ashtu dhe Kane me penallti”, "Kam një ndjesi të fortë: do të përfundojë 2-2. Makimumi 3-2 nëse pankina e Bayern do të ekzaltohet". Me pak fjalë, përveç golit të Rodrygo, të gjitha u gjetën!

KUSH ËSHTË DANIEL STURRIDGE

Sturridge, tani 34 vjeç, është tërhequr nga futbolli i luajtur. Eksperienca e tij e fundit ishte në sezonin 2021/2022 te Perth Glory, një ekip australian. Por karriera e ish-sulmuesit anglez ishte e një niveli të lartë. Pas tre vitesh te Manchester City ai u transferua te Chelsea, ku luajti nga viti 2009 deri në 2013. Pastaj u transferua te Liverpool, klubi ku luajti për më shumë kohë dhe me të cilin arriti më shumë trofe. Në palmaresin e tij të pasur janë dy Champions League, një kampionat anglez, dy FA Cup dhe një Community Shield.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI