Flash

Veliaj sulmon prap gazetarët: Japin mend pasi bëhen llucë në kazino!

Lapsi.al 1 May 2024
Veliaj sulmon prap gazetarët: Japin mend pasi bëhen llucë në

Erjon Veliajt nuk i del inati me gazetarët dhe analistët që komentojnë hetimet për drejtorët e tij hajdutë. Nga një aktivitet me punonjësit e Bashkisë në Farkë, ai ka sulmuar sërish gazetarët që sipas tij "japin mend pasi janë bërë llucë në kazino".

“Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi. Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës”, u shpreh Veliaj.

Një ditë më parë, sapo doli nga SPAK, Veliaj sulmoi disa gazetarë që nuk janë censuruar për vjedhjen skandaloze të taksave nga drejtorët e në Bashkinë e Tiranës. Fjalori i përdorur ditët e fundit nga Veliaj është i pazakontë pasi në të kaluar e kemi dëgjuar të flasë më shumë për kopshte, çerdhe dhe rrugë të reja, ndërsa pasi doli nga SPAK kreu i bashkisë ka nxjerrë një fytyrë tjetër, më agresive, por edhe më të vërtetë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI