Flash

Video/ Nadal eliminohet në 1/8, homazhe drithëruese nga publiku i Madridit në fundin e karrierës

Lapsi.al 1 May 2024
Video/ Nadal eliminohet në 1/8, homazhe drithëruese nga publiku i
Nderim rrëqethës për Rafael Nadal pas ndeshjes së fundit të karrierës së tij në Madrid Open. Majorkani u eliminua në fazën e 16 më të mirëve të turneut Masters 1000 në Madrid nga çeku Liri Lehecka me rezultatin 7-5 6-4. Pas ndeshjes Nadal mori mikrofonin për të përshëndetur shikuesit dhe për t'i falënderuar për mbështetjen e dhënë në turneun e sivjetshëm dhe në të gjitha edicionet e mëparshme. I nderuar me një trofe dhe ovacione nga publiku, Nadal u prek nga pesë pankartat që celebronin pesë sukseset e tij në Caja Magica: "Është një ditë e vështirë, por trupi im më ka dërguar sinjale prej një kohe të gjatë. Unë jam i lumtur që përfundova në fushë aventurën time këtu. Do ta mbaj me vete emocionin e të luajturit para jush përgjithmonë."

OVACIONI EPIK PËR NADAL

E gjithë tribuna në këmbët e legjendës Rafa, Cholo Simeone gjithashtu u ngashërye në tribunë dhe Nadal shtoi: “Ishte një javë shumë pozitive për mua, pata mundësinë të luaj në këtë fushë që më ka dhënë shumë. Disa ditë para Barcelonës nuk e dija nëse mund të konkurroja përsëri. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe unë kam ardhur këtu që nga viti 2003. Një turne që filloi kur isha i vogël dhe e kujtoj me emocione të jashtëzakonshme fitoren e parë në vitin 2005. Gjithmonë kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku dhe nuk mund të bëj asgjë tjetër vecse tju falenderoj. Kur trupi nuk të përgjigjet më, ka pak gjëra që mund të bësh". Nadal më pas vazhdoi të fliste pa mundur t'i mbajë lotët: "Të luaja për 22 vjet para jush ishte diçka e paharrueshme. Ishte një ëndërr për mua të mund ta bëja tenisin punën time. Ndihem i privilegjuar për gjithçka që kam arritur. Shpresoj se kam qenë një shembull pozitiv për të gjithë ju. Trofetë janë të rëndësishëm, por është edhe më e rëndësishme të përjetosh emocionet pranë jush. Është hera ime e fundit në Madrid e më kalon para sysh e gjithë jeta. Ishte e drejta ta përfundoja në fushë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI