Flash

Video/ Një blitz i Füllkrug fundos Psg: dy shtylla shpëtojnë fitoren e parë të Dortmund

Lapsi.al 1 May 2024
Video/ Një blitz i Füllkrug fundos Psg: dy shtylla shpëtojnë
Borussia Dortmund mundi Paris Saint Germain 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, duke siguruar një avantazh të çmuar përpara ndeshjes së kthimit. Heroi i mbrëmjes në Signal Iduna Park është Niclas Füllkrug. Gjermani shënoi një goli spektakolar në minutën e 36', që vendosi efektivisht ndeshjen. Të besuarit e Luis Enrique tentuan të reagonin në pjesën e dytë, duke goditur dy shtylla dhe duke humbur të paktën po aq raste, por nuk mundën të rregullonin rezultatin. Raundi i parë shkon për Terzic, por gjithçka do të vendoset pas 6 ditësh në Parc des Princes. Ndeshja e tretë, fitorja e parë. Por, tani për tani, është më e rëndësishmja. Borussia Dortmund ka mundur 1-0 PSG, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions. Një gol i Füllkrug, që shënoi edhe në çerekfinale ndaj Atletico Madrid, vendosi takimin në minutën e 36'. Dy skuadrat ishin përballur tashmë në fazën e grupeve, në të cilën gjermanët u renditën të parët, por ndaj parizienëve kishin marrë vetëm një pikë në dy ndeshje. Në pjesën e dytë sjellja e Psg ndryshoi, por mbrojtja verdhezi u vu në vështirësi të madhe vetëm në minutën e 51', kur fillimisht Mbappé (i aftë të evitonte markimin e Sabitzer), pastaj Hakimi (ish-i i ndeshjes), goditën shtyllën. Në minutën e 56' Fabian Ruiz shpenzoi një rast të bujshëm me kokë, nga një pozicion shumë i mirë. Dortmund nuk qendroi të shihte dhe në minutën e 60' u përgjigj, kur Sancho u lirua nga Mendes e shërbeu Füllkrug që këtë herë nuk gjeti portën. Dortmund sidoqoftë kontrolloi rezultatin duke e mbajtur portën të paprekur. E kështu, në tentativën e tretë Dortmund mposht Psg dhe hedh një hap drejt finales. Tani verdhezinjve, për të arritur në finale (për herë të parë nga 2013) i mjaftojnë dy rezultate në tre.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI