Flash

A fshehu policia përfshirjen e burrit të Delina Ibrahimajt në plagosje? Si përgjigjet Tonin Vocaj

Lapsi.al 2 May 2024
A fshehu policia përfshirjen e burrit të Delina Ibrahimajt në

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë për mediat, është pyetur në lidhje me fshehjen e ngjarjes, ku burri i ministres Delina Ibrahimaj, plagosi drejtorin e kredive në Ministrinë e Financnave. Vocaj tha se nga strukturat e policisë janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme, pavarësisht se blutë kanë dështuar në kapjen e autorit të plagosjes, që ishte pikërisht burri i ministres.

“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje. Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nëntor të vitit të kaluar, ku prokuroria vendosi pushimin e hetimeve në ngarkim të bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI