Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

E pabesueshme, shkarkohet në vend të parë, një vit pas titullit historik: Struga largon Duron 3 javë nga fundi

Lapsi.al 2 May 2024
E pabesueshme, shkarkohet në vend të parë, një vit pas
Shpëtim Duro e Struga ndajnë rrugën në mënyrë sensacionale. Tekniku shkarkohet nga pankina befasisht, në kohën kur ende bashkëkryeson kampionatin e Maqedonisë së Veriut me Shkëndijën e Shkupin, me 58 pikë. Dy humbje rradhazi, me të njëjtin rezultat 3-2, kundër Sileks e Tikves kanë qenë fatale për teknikun 64 vjeçar. E nuk ka shërbyer as fakti, që edhe Shkupi dështoi në Gostivar dhe që asgjë nuk është e humbur me kalendarin që i përplas skuadrat bashkëkryesuese me njëra-tjetrën. Drejtuesit e Stugës kanë marrë një vendim, që njoftohet si mirëkuptim, por pak mirëkuptim duhet të ketë në kohën kur Duro kishte të gjithë mundësitë të rikonfirmohej kampion. Pikërisht kështu sepse në javën e ardhshme, atë të 31 Shkupi e Shkëndija do të përplaseshin mes tyre, ndërsa në javën e 32 dhe të 33 Struga do të përplasej direkt në shtëpinë e tetovarëve për ta mbyllur në derbin shqiptar me Ernest Gjokën dhe kryeqytetasit e tij në javën e fundit. Lexo më tej: Video/ Gjashtë minuta çmenduri e një autogol fundosin Duron: Zalgiris 'flak' Strugën nga Champions E pra, drejtuesit e klubit shqiptar nuk mund të dilnin përtej sindromës që kap shpesh herë edhe klubet e Superiores, me trajnerë që largohen në luftë të plotë për titull, apo edhe në vend të parë. Te Struga ndoshta e kanë memorjen e shkurtër, por mjaftonte të hidhnin sytë nga vitrina e trofeve, ku titullin e vetëm e fituan sezonin e kaluar, nën drejtimin e njeriut që sot e shkarkuan kur ende kryeson renditjen…

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI