Flash

E rëndë në Tiranë, 57-vjeçari bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë

Lapsi.al 2 May 2024
E rëndë në Tiranë, 57-vjeçari bie në gropën

Një 57-vjeçar ka humbur jetën pas teksa po ecte në gjendje të dehur ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati. Si pasojë e dëmtimeve të marra 57-vjeçari me iniciale I. I., ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Aksident në Bulqizë, plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur "Sofraçan", Bulqizë. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka mbetur e ...

17:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI