Flash

NATO: Rusia intensifikon sulmet hibride në territoret e vendeve anëtare

Lapsi.al 2 May 2024
NATO: Rusia intensifikon sulmet hibride në territoret e vendeve

Anëtarët e NATO-s janë "thellësisht të shqetësuar" për sulmet e fundit në Republikën Çeke, Estoni, Gjermani, Letoni, Lituani, Poloni dhe Britani, që sipas tyre vijnë nga Rusia, thanë zyrtarët e aleancës përmes një deklarate të enjten.

“Këto incidente janë pjesë e një fushate të intensifikuar të aktiviteteve që Rusia vazhdon t’i kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike, përfshirë territorin e Aleancës dhe nëpërmjet grupeve që Moska i mbështet”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Javët e fundit, shërbimet evropiane të sigurisë zbuluan një sërë aktivitetesh, që ata i quajtën spiunazh rus, duke përfshirë një rrjet spiunësh që drejtonin një media online, të mbyllur nga hetuesit çekë, një veprim që nxiti autoritetet në shtetet e tjera të kryejnë hetime të ngjashme.

Mediat evropiane raportuan gjithashtu se një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) dyshohet se kishte marrë para nga faqja e medias pro-ruse, një akuzë që politikani gjerman e mohon.

Vendet anëtare të NATO-s u zotuan që të "vazhdojnë të rrisin" qëndrueshmërinë e tyre kundër sulmeve të tilla dhe të përdorin mjetet e tyre për të "kontestuar dhe për t’iu kundërvënë veprimeve hibride ruse".

"Veprimet e Rusisë nuk do t'i pengojnë aleatët që të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën", thuhet më tej në deklaratën e NATO-s./VOA

Të këshilluara

Aksident në Bulqizë, plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur "Sofraçan", Bulqizë. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka mbetur e ...

17:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI