Flash

Telenovela/ Shtrëngim duarsh me Veliajt dhe Ramës në bashkinë e Tiranës

Lapsi.al 2 May 2024
Telenovela/ Shtrëngim duarsh me Veliajt dhe Ramës në

Që nga arrestimi i drejtorëve të bashkisë së Tiranës, nisja e protestës së opozitës dhe thirrja e Erjon Veliajt në SPAK morën hov spekulimet se Rama lëshoi Veliajn, apo se Veliaj tani e humbi mbështetjen e partisë Socialiste. Hamendësimet për një braktisje të kryebashkiakut të Tiranës në ditën e tij më të vështirë, e përforcoi një prononcim i Ramës që i kërkonte prokurorëve të SPAK t'i nxirrnin ujin e zi korrupsionit, kur u pyet për rastin Veliaj.

Por këtë të enjte, Rama shkoi në Bashkinë e Tiranës me ftesë të Erjon Veliajt. Sebepi është nderimi i Ali Ahmetit me titullin "Qytetar nderi" të Tiranës. Telenovela për marrëdhënien mes të dyve merr një kthesë të papritur, sepse shtrëngimi i duarve, takimi dhe vizita e Ramës në bashki mund të konsiderohet si një rikthim mes çiftit Rama-Veliaj që një vit para zgjedhjeve u intereson të bashkëpunojnë për hir të pushtetit, që është më i madh se ndonjë pakënaqësi e momentit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI