Flash

Dorë e rusëve? Zjarr masiv në fabrikën e Berlinit që prodhon armë për Ukrainën

Lapsi.al 3 May 2024
Dorë e rusëve? Zjarr masiv në fabrikën e Berlinit që

Një fabrikë kimike e kompanisë industriale e quajtur “Diehl Metal” në Berlin të Gjermanisë, e cila prodhon raketa ajrore IRIS-T për Ukrainën është përfshirë nga flakët këtë të premte, duke shkaktuar një re të madhe tymi.

Autoritetet vendase kanë lëshuar një paralajmërim për rrezikun dhe u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë larg zonës pasi reja e tymit tashmë po shtrihet në pothuajse të gjithë zonën perëndimore të qytetit. Zyrtarët thanë se në zonë është shpërndarë cianid bakri dhe acid sulfurik, substanca të rrezikshme për shëndetin.

Giftwolke über Berlin: Es brennt bei Waffenhersteller Diehl | Regional | BILD.de

Megjithatë kompania tha se në ajër nuk kishte asgjë të rrezikshme për momentin. Kimikatet e përmendura mbaheshin vetëm në sasi të vogla në fabrikë, tha zëdhënësi i saj. Për shuarjen e flakëve janë mobilizuar 170 zjarrfikëse. Zjarrfikësit janë duke ndërhyrë nga jashtë, me kostume mbrojtëse speciale.

Massive fire errupts in Berlin, steel plant is on fire / The New Voice of Ukraine

Vendi është evakuuar plotësisht dhe deri tani nuk raportohet për të lënduar në mesin e punonjësve të fabrikës. Vetëm një zjarrfikës ka pësuar lëndime për shkak të nxehtësisë së madhe të shkaktuar nga zjarri. Një shkollë aty pranë u mbyll. Diehl Group është një kompani e madhe armësh që furnizon gjithashtu armë Ukrainën.

Feuer in Berlin: Was die Diehl-Gruppe mit Waffen in der Ukraine zu tun hat

Kjo ka ngjallur spekulime në media dhe rrjete sociale se mund bëhet fjalë për një akt kabotazhi nga rusët. Megjithatë, zëdhënësi i kompanisë tha se në fabrikën e Berlinit nuk është prodhuar asnjë pajisje ushtarake.

JUST NU: Tysk vapenfabrik står i lågor | Marcus Oscarsson

Policia në Berlin nuk ka dhënë ende asnjë informacion për shkakun e zjarrit. Flakët u përhapën që në mëngjes. Një dhomë teknike në katin e parë të një ndërtese është djegur plotësisht. Në orët në vijim, zjarri u përhap në të gjithë ndërtesën e cila u shkrumbua. Disa pjesë të ndërtesës u shembën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI