Flash

16 gola e 10 asist, Foden zgjidhet Lojtari i Vitit në Angli: Haaland nuk është as në podium

Lapsi.al 4 May 2024
16 gola e 10 asist, Foden zgjidhet Lojtari i Vitit në Angli: Haaland nuk
Nuk janë kohë të mira për Erling Haaland. Jo se qendërsulmuesi norvegjez po bën keq, por nuk po arrin të konfirmohet në nivelin e një viti më parë, kur ishte madje kandidat për Topin e Artë. Tani skenën në Premier League po e marrin të tjerë, për më tepër shokë me të te Manchester City. E në fakt, Phil Foden është shpallur lojtari i Vitit në Angli. Sulmuesi i Manchester City, Phil Foden, është zgjedhur futbollisti i vitit në Angli. Çmimi i Foden vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me 16 gola në Premier League deri më tani për kampionin në fuqi. Ai gjithashtu ka dhuruar 10 asiste në të gjitha garat me fanellën e Citizens. Foden mori 42% të votave për të mposhtur Declan Rice të Arsenal, që u rendit në vendin e dytë dhe shokun e skuadrës te Man City Rodri, që mbylli podiumin. Lexo më tej: Video/ E majtë e harkuar në trekëndësh, Foden rrëfen golin: "E provoj gjithnjë në stërvitje” Manchester City kompletoi kështu fitoren e dyfishtë për çmimet individuale. Bashkë me Foden, edhe Khadija 'Bunny' Shaw mori çmimin e Lojtares së Vitit. Shaw është lojtarja e dytë e Citizens që fiton çmimin për femra, pas Nikita Parris që fitoi në vitin 2019.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI