Flash

Video/ “Campeones 36”, Real Madrid mbretëron në Spanjë: Barça rrëzohet 4-2 në Girona dhe lejon festën në Madrid

Lapsi.al 4 May 2024
Video/  “Campeones 36”, Real Madrid mbretëron në
Real Madrid fiton titullin kampion në Spanjë për herë të 36 në histori. Katër javë përpara përfundimit të sezonit, ekipi drejtuar nga Carlo Ancelotti, ia doli të kurorëzohet edhe njëherë më i miri në Spanjë. Blancos e kishte bërë detyrën, duke mposhtur 3-0 Cadiz. Pas këtij rezultati duhej vetëm që Barcelona e vendit të dytë, të mos fitonte, që merengues të nisnin festën. Barazimi apo humbja ndaj Girona do ta shpallnin automatikisht kampion Real Madrid. Ky është titulli i dytë në La Liga për Carlo Ancelottin, pasi në të shkuarën e ka fituar edhe në sezonin 2021-22. Një sezon i rëndësishëm për Real Madrid dhe për teknikun Carlo Ancelotti që u tërhoq drejt titullit nga golat e Vinicius, që mori vlerë pas rikthimit të trajnerit italian në Spanjë dhe nga ylli anglez Jude Bellingham. Numri 5 shënoi 22 gola në vitin e tij të parë me fanellën e Blancos – 18 në La Liga – dhe 10 asiste në 38 paraqitje të përgjithshme. Tani është koha që Reali të shikojë përtej, në të ardhmen e afërt me ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Bayern Munich në Bernabeu, e cila do të ishte qershia mbi tortë për një sezon fantastik për Merengues. https://www.youtube.com/watch?v=ZcgFJdTuQ44

GIRONA 4-2 BARCELONA

Barcelonës i nevojitej një fitore për të shtyrë festën e Real Madrid, por në vend të kësaj Blaugranat u thyen 4-2 dhe ua dhanë titullin rivalëve të tyre. Girona përsëriti të njëjtin rezultat si në fazën e parë kundër katalanasve dhe zyrtarisht është kualifikuar tashmë në Champions League. Ndeshja nis me ritëm shumë të lartë në fushën e Montilivi, ku u shënuan dy gola në katër minutat e para. Në minutën e 3’ Christensen shënoi golin e avantazhit për Barcelonën, por Girona u përgjigj menjëherë. Dovbyk barazoi rezultatin (4'), duke shënuar golin e tij të gjashtë në pesë ndeshjet e fundit. Para pushimit Barcelona u kthye përpara me penalltinë e fituar nga Yamal dhe realizuar nga Lewandowski (46'). Në pjesën e dytë, një gabim i Sergi Roberto i dha mundësinë Portu të barazojë 2-2 me topin e tij të parë të prekur (65'). Kaluan vetëm dy minuta dhe Girona përmbysi gjithçka, me një asist të Portu dhe golin e Miguel Gutierrez (67'). Barcelona u fundos në minutën e 74’ sërish nga Cristian Portu, që shënoi me një goditje fantastike në hyrje të zonës. Xavi pësoi një goditje të dyfishtë: humbja e sotme i dorëzon titullin kampion te Real Madrid me katër ndeshje të mbetura dhe vendin e dytë te Girona.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI