Flash

Video/ Sassuolo 'macja e zezë' e Inter: Laurienté dënon kampionët e Italisë

Lapsi.al 4 May 2024
Video/ Sassuolo 'macja e zezë' e Inter: Laurienté
Sassuolo konfirmon veten si 'macja e zezë' e Inter në sezonin e yllit të dytë. Pas humbjes në fazën e parë, në javën e 35 të Serie A, kampionët e Italisë humbën edhe ndeshjen e kthimit ndaj jeshilzinjve, të cilët arritën Udinese me 29 pikë në zonën e shpëtimit. Në stadiumin Mapei përfundoi 1-0 në fund të një ndeshjeje të luajtur nën ton nga të besuarit e teknikut Simone Inzaghi. Laurienté (20') zhbllokoin ndeshjen duke përfituar nga pasiguria e Dumfries. Pastaj reagimi i zikaltërve u përplas te Consigli dhe VAR (goli i Lautaro u anulua në kohën shtesë të pjesës së parë). E, në fund,  pavarësisht presionit të kryesuesve të kampionatit, në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi më. Ndër çuditë e futbollit, hasim edhe këtë: tirani i kampionatit që humbet dy herë në dy ndaj një skuadre që po lufton për të shmangur rënien. Inter, i aftë për të dominuar egërsisht në çdo fushë, u rrëzua vetëm ndaj një ekipi në këtë kampionat, Sassuolo modeste. Pas humbjes në fund të shtatorit, erdhi një tjetër në fillim të majit. Gjithësesi shumë ndryshe, sepse mbërriti pas një jave festimesh të zikakltërve për yllin e dytë. Nëse Inzaghi humbi mundësinë për të arritur 100 pikë dhe ndërpreu serinë prej 42 ndeshjesh me gola të shënuar, Ballardini gjen impulsin e papritur për të besuar sërish në shpëtim. Me Udinese të mbërthyer në vendin e tretë nga fundi (me një ndeshje më shumë), shpëtimi është vërtet i mundur tani. Ndër të tjera, Inter do të shkojë në Frosinone të premten dhe do të jetë në gjendje të bëhet arbitri i kësaj lufte gjithëpërfshirëse. Gjithnjë nëse luan me një frymë tjetër nga ajo festive që u pa në stadiumin Mapei.

MONZA 2-2 LAZIO

Monza dhe Lazio barazuan 2-2 në ndeshjen e javës së 35 të Serie A. Një barazim piroteknik mes bardhekuqve dhe bardhekaltërve në stadiumin U-Poëer. Lazio kaloi në epërsi në pjesën e parë falë golit të Immobile (11'), ndërsa në pjesën e dytë Djuric (73') barazoi rezultatin. Pikërisht  në fund, Vecino (83') përfitoi nga dhurata e Donati për të gjetur edhe një herë epërsinë e lacialëve. Por nuk ishte thënë të ishte një fitore për Tudor, sepse Djuric në kohën shtesë (92' ) fiksoi barazimin për briancolët. Një pikë për secilën palë: Lazio mbetet në vendin e 7 dhe nuk arriti të kalojë Atalantën.

Serie A Italy

Monza 2-2 Lazio Sassuolo 1-0 Inter

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI