Flash

Turistja gjermane rrëzohet në Përmet, në gjendje të rëndë në spital

Lapsi.al 5 May 2024
Turistja gjermane rrëzohet në Përmet, në gjendje të

Një turiste gjermane ka rënë nga një ujëvarë në zonën e Carçovës në Përmet, duke pësuar lëndime serioze në kokë dhe në disa pjesë të trupit. Ajo është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ku është vënë re se gjendja e saj ka qenë serioze për jetën.

Në këtë situatë raportohet se turistja është përcjellë me helikopter për në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet S.M., 47-vjeç ishte pjesë e një grupi gjermanësh që kishin zgjedhur të vizitonin kurorën e gjelbër të Çarçovës. Mësohet se turistja ka qenë duke fotografuar ujëvarën kur është rrëzuar.

"Në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, një grup turistësh gjermanë po eksploronin me këmbë, zonat turistike, të shoqëruar nga shtetasi M. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekulibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike. Menjëherë 47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë.

Shtetasja S. M., si pasojë e plagëve të marra, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI