Flash

Deputetët i mundon misteri, Rama ruan sekretin për nesër

Lapsi.al 6 May 2024
Deputetët i mundon misteri, Rama ruan sekretin për nesër

Edi Rama ka njoftuar nesër një takim me grupin e tij parlamentar dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit.

Detaje shumë nuk dihen, por vetë kryeministri ka thënë sot se do të ketë një adresim të tij, pra një fjalë të transmetuar direkt në media për qeverisjen, ligjin, korrupsionin dhe një nismë të re kombëtare për projektin që socialistët e quajnë "Shqipëria 2030".

Lapsi.al kontaktoi me disa deputetë e përfaqësues të mazhorancës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij takimi, por të gjithë ishin të paqartë e në mungesë informacioni.

Iu ishte kërkuar vetëm të ishin të pranishëm në takim, por jo çfarë ka me kaq urgjencë i pari i tyre. Lapsi.al mëson gjithashtu se përpara takimit të orës 10:00, Rama do të ketë një takim paraprak të shkurtër në zyrën e Lindita Nikollës me një grup më të ngushtë të mazhorancës.

Nuk dihet çfarë do të diskutohet, por me gjasë ky takim është për të koordinuar diçka që Rama do ta adresojë në fjalimin publik të orës 10:00.

Sigurisht kur është fjala te drejtësia, mos prisni ndonjë refren tjetër. Ai do të përsërisë të njëjtën këngë bajate me të cilën mbulon në publik qeverisjen e tij kleptokrate, se janë disa që hanë kumbulla e dardhë pas shpinës së tij, por ai vetë nuk di gjë.

Edhe kur hajdutët e Lalit dalin në mexhelis, prapë Rama do t'i dalë në mbrojtje delfinit të tij politik.

Thënë këto, zor se mund të ketë ndonjë gjë të re për korrupsionin endemik në qeverisjen e tij, thjesht mund të dëgjojmë të njëjtën këngë bajate të tij.

Qameti do mësojmë ndonjë nga ato nismat e Këshillimit Kombëtar të famshëm, ku edhe aty pati abuzim tenderash e rezultatesh ose do njihemi me ndonjë iniciativë të re të përdorimit të inteligjencës artificiale në qeverisje.  Të presim deri nesër! ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI