Flash

E mbylli me futbollin, Pogba i dedikohet kinemasë: aktor në filmin "4 Zeros"

Lapsi.al 6 May 2024
E mbylli me futbollin, Pogba i dedikohet kinemasë: aktor në filmin
E mbylli me futbollin, Pogba i dedikohet kinemasë: aktor në filmin "4 Zeros" Paul Pogba i dedikohet kinemasë dhe bëhet aktor. Mesfushori i Juventus, i dënuar 4 vjet për doping, do të ketë një rol protagonisti në filmin "4 Zeros" të regjisorit francez Fabien Onteniente. Filmi është vazhdimi i "3 Zeros" dhe duhet të dalë në kinema, sipas asaj që zbulon gazeta Le Parisien, në prill 2025. Kampioni i botës me Francën në 2018, sipas të përditshmes, luajti në 2 skena të ndryshme në parkun e Rueil-Malmaison, në periferi të Parisit. Pogba luan rolin e një edukatori përgjegjës për futbollistët e rinj. Në kast janë prezent edhe dy legjenda të tjera të futbollit francez: Rolland Courbis dhe Guy Roux. Sipas dëshmive të mbledhura nga Le Parisien, Pogba ishte i qeshur, i disponueshëm dhe i qetë para kamerës: "Ai i la të gjithë gojëhapur me natyrshmërinë dhe thjeshtësinë e tij. Padyshim që i pëlqeu përvoja dhe tha se ishte gati, pse jo, ta përsëriste atë në të ardhmen”, ishin fjalët e një personi të pranishëm në xhirime. Lexo më tej: Paul Pogba dënohet 4 vjet skualifikim për doping: karriera e francezit duket e mbyllur Sipas stafit të futbollistit, Pogba është i bindur se do të rifillojë karrierën e tij si futbollist. Francezi ende shpreson për një ulje të dënimit pas apelimit të tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

PËR ÇFARË FLET FILMI

I programuar për publikun më 9 Prill 2025, filmi tregon historinë e Kidane, një djalë i ri që braktis familjen e tij për të ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm nëpër Mesdhe, duke ushqyer ëndrrën për të luajtur për Paris Saint-Germain. Në këtë aventurë, Paul Pogba luan rolin e një edukatori të dedikuar për futbollistët e rinj, duke shtuar një lloj autenticiteti falë përvojës së tij në botën e futbollit profesionist.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI