Flash

Këlliçi: Të martën, padi në SPAK për lidhjet e Veliajt me 'Ndrangheta

Lapsi.al 6 May 2024
Këlliçi: Të martën, padi në SPAK për lidhjet e

I deleguari politik për Tiranën, njëkohësisht edhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi është shprehur se, të martën do të paditet sërish Erion Veliaj në SPAK për lidhjet e tij me 'Ndrangheta-n italiane. Ai shtoi se nuk do të ndalen deri në dërgimin para drejtësisë të Erion Veliajt për këtë skemë kriminale të cilën e cilësoi një vjedhje të padëgjuar dhe e paprecedentë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan.

"Nesër ne do të depozitojmë në SPAK një kallëzim të ri për Erion Veliajn, për lidhjet e tij me 'Ndrangheta-n, për lidhjet e tij kriminale me kompaninë ECO Tirana të themeluar në vitin 2017 me Vladimir Fezga, i cili rezultonte se nga viti 2013-2016 si një person i paguar me mijëra euro nga kompania AMIA Verona për llogari të kësaj kompanie, e cila është një kompani që është e lidhur drejtpërdrejt me Ndraghetën italiane dhe është një kompani ku edhe miku personal me Erion Veliajn, Flavio Tosi është ndaluar nga policia italiane për lidhjet e tij me mafian italiane dhe vijojmë aksionin në orën 11 para bashkisë së Tiranës.

Nuk ndalemi deri në dërgimin para drejtësisë të Erion Veliajt për këtë skemë kriminale vjedhje e padëgjuar dhe e paprecedentë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan dhe gjetkë. Unë jam thellësisht i pakënaqur për punën e SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Kemi depozituar në 6 muaj e fundit, 1200 faqe, prova të pakontestueshme tek prokurori Dritan Premçi, i cili ka firmosur fletëthirrjen për Veliajn para SPAK dhe nëse nuk paraqitej do të shoqërohej me polici.

Por Premçi në dosjen e dhjetorit ku u ndaluan 15 persona për inceneratorin e Tiranës, çuditërisht ka hequr fashikuj dhe fakte që vetë Altin Dumani i kishte përfshirë në dosjen për Arben Ahmetaj, ku citohej nominalisht 11 herë Erion Veliaj si personi që kishte iniciuar procedurën, që kishte mbajtur komunikim me Ministrinë e Financave dhe citohej korrespondenca e tij me dy ministra, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj’, - tha Belind Këlliçi gjatë debatit në emisionin "Çim Peka LIVE" në SYRI TV . ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI