Flash

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Lapsi.al 6 May 2024
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se është gjetur një nga trupat e fëmijëve, ndërkohë që fati i nënës dhe një prej fëmijëve mbeten mister.

Mësohet se trupi i pajetë është i vajzës së dytë, 8-vjeçare, ndërkohë që mbrëmjen e së shtunës nga një peshkatar i zonës u gjet trupi i vajzës së madhe 9-vjeçare, e cila u përcoll sot në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Shkodrën dhe gjithë opinionin publik, pasi nëna, 39-vjeçarja Alma Arrazi, për shkak të dhunës sistematike nga bashkëshorti, ka marrë tre fëmijët dhe është hedhur në lumin Bunë, duke u vetëfjliuar.

Policia ka arrestuar bashkëshortin e 39-vjeçares, 31-vjeçarin Erdgys Arrazi.

Fillimisht Alma Arrazi dhe të miturit u shpallën të zhdukur, por gjetja rastësisht e trupit të 9-vjeçares mbrëmjen e së shtunës (4 Maj) nga një peshkatar brenda në ujë çoi në zbulimin e të vërtetës shokuese.

“Sa është gjetur dhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë, dyshohet se dhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë. Kështu që policia, RENEA, forcat kombëtare dhe peshkatarët do të vazhdojnë non stop për të gjetur dy të tjerët." -u shpreh ministri Balla.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI