Flash

Lautaro "lan duart", çështja kalon te Marotta: "Dua të rinovoj, por në futboll nuk i dihet kurrë"

Lapsi.al 6 May 2024
Lautaro "lan duart", çështja kalon te Marotta: "Dua

" Në futboll nuk dihet kurrë, por në Milano ndihem mirë dhe vullneti im është të rinovoj”. Muzikë për tifozët e Inter fjalët e thëna nga Lautaro Martinez. Kapiteni i Inter tregoi edhe një herë të gjithë lidhjen e tij me ngjyrat zikaltër në mes të dialogëve për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2026. Toro, që nuk shënon që prej 28 shkurtit, u kthye të flasë edhe për derbin e 22 shkurtit: “Fitimi i yllit të dytë në shtëpinë e tyre ishte i veçantë. Ne bëmë histori”.

Argjentinasi, forca tërheqëse e skuadrës së Inzaghit, por një protagonist negativ në Champions League me penalltinë vendimtare të humbur në natën e Madridit, pranoi: “Kur Milan fitoi titullin dy vjet më parë, ne vuajtëm shumë – ishin fjalët e 26 vjeçarit nga Bahia Blanca -. Nuk do ta harrojmë kurrë ditën e derbit që na dha titullin. Që nga momenti që po bëheshin llogaritë për të fituar titullin, data e derbit ishte e veçantë për ne".

Lexo më tej: Video/ Sassuolo 'macja e zezë' e Inter: Laurienté dënon kampionët e Italisë

I ftuar në studion e Fabio Fazio në 'Nove', Lautaro Martinez u projektua për objektivat e tij të radhës: "Pasi kam fituar Kupën e Botës me Argjentinën, tani ëndrra ime është Champions League me Inter. Që kur kam ardhur në Milano, të gjithë më kanë trajtuar gjithmonë në një mënyrë të veçantë. Jam mirënjohës për këtë, por në futboll nuk dihet kurrë se çfarë ndodh. Vullneti im është të rinovoj, shpresojmë ta mbyll sa më shpejt çështjen".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI