Flash

Motra e Almës: Atë darkë pa Erdgysin me të dashurën 18-vjeçare

Lapsi.al 6 May 2024
Motra e Almës: Atë darkë pa Erdgysin me të dashurën

Më në brendësi të konflikteve që Alma Arrazi kishte me të bashkëshortin e saj Erdgysin ishte motra e saj, Genta. Ajo i ka rrëfyer TCH se Alma kohët e fundit po vuante shumë nga i shoqi. Sipas saj ai e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe se fëmijët do t’i mbante ai. “Ajo pa fëmijët nuk kishte më jetë”, - është shprehur tregon Genta.

“Një herë kur motra iku nga shtëpia ai i mori rrobat e saj, i mblodhi në oborr dhe i dogji. Në sallon kishin një fotografi familjare të cilën ai e mori dhe e shkeli me këmbë në oborr duke i prishur fytyrën motrës” – tha ajo. Sipas saj, e motra kishte gjetur fakte në telefon se i shoqi kishte marrëdhënie me një vajze 18-vjeçare me të cilën shëtiste hapur në qytet madje shpesh e takonte dhe me të birin 3 vjeç, për të cilat ajo kishte foto.

Motra i kishte thënë se jetonte në shtëpi me shpresën se dashuria për vajzën e re atij do t’i zbehej Erdgysi do të kthehej në familje, por kjo nuk ndodhi.

“Çdo ditë po bëhej edhe më keq dhe kohët e fundit ai nuk po kujdesej më për familjen pasi të ardhurat nga biznesi i shpenzonte me vajzën e re me te cilën ishte lidhur. Ditën e ngjarjes motra ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën. Aty i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkojë në Tiranë tek i vëllai dhe ka kryer aktin ekstrem” – ka thënë motra e Almës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI