Flash

Shkarkimi i Escobar, Bugajski: Koha që SHBA të emërojë një të dërguar të pakorruptuar

Lapsi.al 6 May 2024
Shkarkimi i Escobar, Bugajski: Koha që SHBA të emërojë

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski për mes një reagimi në llogarinë e tij në "X" ka komentuar pretendimet në lidhje me shkarkimin e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe emisarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në reagimin e tij Bugajski ka ndarë shkrimin e gazetarit Vudi Xhymshiti ku raporton se Escobar ështe shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun Prishtinë - Beograd. Bugajski në reagimin e tij shkruan se është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.

"Nuk është çudi që Vuçiç mori një udhëtim falas nga administrata e Biden. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka," shkruan ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI