Flash

Shtatorja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeut vendoset në Gjakovë

Lapsi.al 6 May 2024
Shtatorja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeut vendoset

Monumenti i Gjergj Kastriot-Skënderbeut është ekspozuar dje në vigjilje të ditëlindjes së heroit tonë të madh kombëtar dhe shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të komunës së Gjakovës. Shpalosja e monumentit të heroit legjendar shqiptar u bë në Parkun e Madh të qytetit.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka vlerësuar lart vendosjen e monumentit të kryetrimit shqiptar në qytetin e djegur nga lufta dhe barbaria serbe gjatë luftës në Kosovë. Ai ka thënë se figura e Skënderbeut paraqet unitetin e fuqishëm që mbretëron ndër shqiptarët ndër shekuj. Ndërkohë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes së përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet për liri përgjatë shekujve, duke përfshirë edhe Gjakovën.

Të këshilluara

Aksident në Hotolisht të Pogradecit

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Hotolisht të Pogradecit. Një automjet i tipit “Benz” është përplasur kokë më kokë me automjetin ...

20:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI