Flash

Theo Hernandez, i thotë 'po' Bayern Munich: Milan i detyruar ta shesë me 'vullnetin e lojtarit'

Lapsi.al 6 May 2024
Theo Hernandez, i thotë 'po' Bayern Munich: Milan i detyruar ta
Lajmet që vijnë nga Spanja i bëjnë tifozët e Milan të dridhen, tashmë në mosmarrëveshje të hapur me klubin. Bayern Munich tashmë ka një marrëveshje me Theo Hernandez për transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar francez në Bundesligë në verën e ardhshme. Bavarezët duket se janë të destinuar të humbasin Alphonso Davies, në drejtim të Madridit. Ata e kanë patur vëmendjen te anësori i Milan prej kohësh, pasi kishin në radhët e tyre edhe vëllain e tij Lucas, tani te PSG. Lajmin e raporton me vendosmëri Mundo Deportivo, e cila flet për një marrëveshje në parim të gjetur tashmë mes Bayern dhe Theo Hernandez. E gjitha kjo pavarësisht një kontrate të vlefshme deri në vitin 2026 dhe deklaratave për qendrim të francezit. Për gazetën spanjolle, Theo, do të jetë lojtari i sakrifikuar për të arkëtuar para dhe për të vazhduar ristrukturimin e skuadrës së kuqezinjve në verë. Ristrukturim që, në fakt, filloi në 2023 me shumë nënshkrime mes mesfushës dhe sulmit. Lexo më tej: Video/ Tallja e shëmtuar e interistëve, Theo një qen: Dumfries e parrulla injoruese për anësorin e Milan Në Spanjë, e lidhin këtë interes të rinovuar dhe përshpejtim të papritur edhe me marrëveshjen që do të sillte Alphonso Davies te Real Madrid. Në moshën 23-vjeçare, anësori kanadez nuk e rinovoi kontratën e tij që skadon në 2025 me Bayern, duke forcuar transferimin e tij në Madrid. Një opsion që Bayern do ta vlerësojë vetëm pasi të ketë identifikuar një zëvendësues të përshtatshëm, siç është Theo Hernandez. Sërish sipas Mundo Deportivo, Manchester United, Chelsea dhe Al Hilal janë gjithashtu ndër klubet e interesuara për Theo Hernandez. Vetëm se francezi e ka bërë të qartë preferencën e tij për transferimin në Bavari.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI