Flash

Depay nuk njeh limite: ngacmon vajzën që kapte topat e grindet me një gazetar

Lapsi.al 7 May 2024
Depay nuk njeh limite: ngacmon vajzën që kapte topat e grindet me
Sulmuesi holandez Memphis Depay tërhoqi vëmendjen mbi veten, por jo për lojërat e tij në fushë, por për sjelljen gjatë turneut të tenisit që përfundoi të dielën në Madrid. NGACMIMET NDAJ KAPËSES SË TOPAVE Sulmuesi i Atletico Madrid ishte spektator në fazat e fundit të turneut të tenisit që u zhvillua në kryeqytetin spanjoll. Lojtari, më shumë se nga lojërat e tenistëve, u magjeps nga vajza që kapte topat, e pranishme në fushën e lojës. Pasi u hutua nga vajza e re, në Instagram ai i kërkoi ndihmë ndjekësve të tij për të gjetur profilin e vajzës në Instagram: “Shkojmë për darkë në Hënë”. Lexo më tej: Trajneri më i keq, Van Gaal replikon me Di Maria: "Edhe Depay nuk luante te United, tani puthemi në buzë" SHERRI ME GAZETARIN Postimi i tij ishte subjekt i një artikulli të një gazetari vendas me të cilin Depay pati një sherr. Lojtari drejtoi gishtin nga gazetari i cili shkroi: “Nuk është një ditë e mirë për të, Atletico po mendon ta shesë në verë dhe ai publikon dhe fshin një tëeet për një vajzë të re kapëse topash nga turneu i Madridit”. Përgjigja e lojtarit ishte gati: "Ju lutem informohuni: ajo duhet të jetë 20 vjeç dhe unë jam beqar. Më jeni neveritur, mos u shqetësoni për të ardhmen time futbollistike".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI