Flash

Gjendet trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna

Lapsi.al 7 May 2024
Gjendet trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna

Polumbarët kanë gjetur trupin e djalit 3 vjeç të Alma Arrazit në Shkodër. Gruaja u hodh nga ura e Bunës, pasi i shoqi e tradhëtonte. Në kushte të rënduara psikologjike, ajo mori me vete edhe tre fëmijët e saj.

Trupi i fëmijës u gjet pranë fshatit Oblikë, aty ku e kishte çuar rrjedha e lumit. Më parë janë gjetur edhe trupat e dy vajzave të çiftit Arrazi, ndërsa mbetet ende për t'u kërkuar trupi i nënës, Almës.

Policia ka arrestuar Ergys Arrazin, bashkëshortin e gruas, të cilin e akuzon se ka shtyrë gruan drejt vetëvrasjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI