Flash

Idea e çmendur e Barcelonës: rikthimi i Luis Enrique vitin e ardhshëm për të zëvendësuar teknikun Xavi

Lapsi.al 7 May 2024
Idea e çmendur e Barcelonës: rikthimi i Luis Enrique vitin e

Në Paris ka një dëshirë për të vazhduar kontratën e Luis Enrique, që skadon në vitin 2025. Një situatë që njihet mirë në futboll: shmangia e nisjes së sezonit të ri nga një trajner që është në skadencë kontrate. Megjithatë, ka nga ata që shpresojnë që Lucho të mos nënshkruajë më për qendrimin e zgjatur nën kullën Eiffel. Ai që shpreson një lëvizje të tillë është klubi i jetës së tij, Barcelona. Pikërisht aty Luis Enrique e pa veten protagonist si lojtar dhe si trajner, me kurorëzimin e trefishtë në vitin 2015.

IDEA E ÇMENDUR E DREJTORIT DECO

Ideja që ngacmon drejtorin sportiv Deco dhe presidentin e tij Laporta, do të ishte të vazhdonin një tjetër sezon me teknikun Xavi, i cili dukej i destinuar të largohej në fund të këtij sezoni para se të ndryshonte mendje, dhe më pas të fokusohen në një tjetër simbol të futbollit të markës Barça. Mbeten për t'u kuptuar qëllimet e Luis Enrique. Në Paris ai fitoi një kampionat, është në finalen e Kupës së Francës dhe në garë për Champions League. Ka shumë gjëra në lojë nga tani deri në fund të majit dhe drejtuesit e PSG me siguri do të insistojnë që kontrata e tij të rinovohet. Ai fitoi dhe bindi edhe pa Messi e Neymar dhe me një Mbappé të ndarë në shtëpi. Një arritje aspak e keqe falë forcës së ideve të tij, të cilat megjithatë kanë përparësi ndaj çdo ambicie të individëve.

Lexo më tej: Video/ Luis Enrique refuzoi të intervistohej nga Carragher në TV: anglezi ishte i dehur dhe mbante shallin e Dortmund

Te Barcelona shpresojnë se Luis Enrique do të lejojë që kontrata e tij të skadojë në vitin 2025 dhe më pas ta kthejë teknikun në shtëpi. Nga njëra anë është forca e parave të emirëve, nga ana tjetër mungesa e likuiditetit, nevoja për t’i dhënë vlerë të rinjve, por mundësia për t'u rikthyer si profet në atdheun e tij. Me pak fjalë, gjithçka do të varet nga zgjedhja e Lucho.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI