Flash

"Kush kapet, është tradhtar" Rama mesazh ish-bashkëpuntorëve të arrestuar

Lapsi.al 7 May 2024
"Kush kapet, është tradhtar" Rama mesazh

Pas 11 vitesh në pushtet, kryeministri Edi Rama ka ngritur sot flamurin e antikorrupsionit duke u mburrur për arrestimet e SPAK në radhët e mazhorancës. Duket se dosjet e korrupsionit dhe dënimet në Gjykatën Speciale do të jenë kuajt e betejës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe Rama ka mbajtur sot fjalimin hapës të fushatës, ku nuk ka kursyer ish-ministrat e qeverisë dhe ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës.

"Kush tradhton besimtarët e thjeshtë, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm, që secili në këtë sallë i kanë dhënë mandatin e jetës, në parlament apo qeveri, deputet apo ministër, nuk është i yni dhe nuk ka asjë punë me ne.

Nëse fut duart në arkën e shtetit dhe në xhepat e popullit nuk është ne, nuk ka se si të jetë ne dhe nuk ka çfarë kërkon tjetër nga ne veçse përbuzjes.

Është një tradhtar i dyfishtë i popullit shqiptar, por edhe i PS, si një parazit. Kur një parazit zbulohet nga drejtësia e hidhur është që e kishim mes nesh, por lajmi që u zbulua.

Vjen njësoj si tek ju dhe tek unë helmi që hidhet, siç hidheshin minjtë për të helmuar kështjellën.

Cilido që privilegjin për t’i shërbyer këtij vendi e përdor për t’i vjedhur këtij shteti, i dëgjoj kur bërtasin hajdutët e Edi Ramës, ia kapën një drejtor a kryetar bashkie, apo një përgjegjës drejtorie dhe nuk pushojnë. Në shoqërinë ku jetojmë individi është sovran" u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI