Flash

Mbappé VS Bolt në 100 metra sprint: francezi pranoi sfidën e njeriut më të shpejtë të planetit

Lapsi.al 7 May 2024
Mbappé VS Bolt në 100 metra sprint: francezi pranoi sfidën e
Në futboll Usain Bolt e provoi pa sukses dhe ndoshta nuk do të ishte një terren i mirë për të sfiduar një kampion bote si Kylian Mbappé. Më mirë aty ku ka qenë, por ndoshta edhe është akoma, pika e tij më e fortë: gara e 100 metrave. Francezi, nga ana e tij, e pranoi sfidën e hedhur nga Usain Bolt për tu përballur në sprint. 100 metra që më shumë, me siguri, do të vlejnë për të parë kohën e Mbappé në një vrapim të tillë.

MBAPPE VS BOLT: SFIDË NË 100 METRA

Disa ditë më parë Usain Bolt, rekordmeni i vrapimit në 100 dhe 200 metra, sfidoi Kylian Mbappé duke thënë: "Do të më pëlqente të garoja me Kylian kur isha në maksimumin tim, për të parë sa afër do të kishte qenë ai me mua. Shpresoj që një ditë ai të provojë të vrapojë në 100 metra, në mënyrë që të shoh kohën e tij". Kampioni olimpik është një tifoz i madh i futbollit dhe gjatë viteve ai është stërvitur me Manchester United dhe Borussia Dortmund, si dhe ka dalë në fushë për disa ndeshje miqësore në mbarë botën dhe ka marrë pjesë në ndeshje bamirësie. Lexo më tej: Video/ Bolt realizon ëndrrën, gol në Old Trafford: asisti për ish-sprinterin erdhi nga Totti Përgjigja e talentit të PSG-së nuk vonoi shumë. Dje, në një event të Nike, Mbappé u përgjigj: "Nuk do të kisha asnjë shans kundër tij. Por do të ishte mirë ta bëja për qejf. Pse jo? Një ditë, nëse të dy kemi kohë, mund të bëjmë diçka të bukur". Sipas matjeve të fundit, francezi 100 metra i përshkon për 10,9 sekonda, ndërsa rekordi i Bolt është 9,58”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI