Flash

Moratti replikon për frazën e drejtorit të Juventus Giuntoli mbi 5 majin: "Sa i keq, po bëj sikur nuk nodhi asgjë"

Lapsi.al 7 May 2024
Moratti replikon për frazën e drejtorit të Juventus Giuntoli mbi

Të dielën në mbrëmje, në para-ndeshjen Roma-Juventus, CEO i Juventus, Cristiano Giuntoli, ka dashur të kujtonte 5 majin 2002, në përvjetorin e titullit të 26, të fituar në javën e fundit me bashkëpunimin e Inter, që u mund me rezultatin 4-2 nga Lazio në Olimpico. Në atë kohë presidenti zikaltër ishte Massimo Moratti që e ka ndjerë goditjen e juventinit dhe është përgjigjur, me diplomaci.

MORATTI: "SA I KEQ GIUNTOLI"

"Sa i keq Giuntoli - replikoi Moratti për Radio Kiss Napoli -. E mbaj mend si një ditë shumë të keqe, kështu që po bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë".

Lexo më tej: Giuntoli i kujton Inter titullin e 2002, ku ndihmoi edhe Inzaghi: "Kënaqësi të kujtosh 5 majin në Romë"

ÇFARË THA GIUNTOLI?

Drejtori Sportiv bardhezi para ndeshjes me Romën në Serie A foli për një përvjetor të rëndësishëm për tifozët e Juventus, duke qenë se ndeshja në Olimpico takoi pikërisht në 5 maj, 22 vjet nga një datë në të cilin Inter humbi titullin në javën e fundit të kampionatit, i fituar nga Juventus: “Në çfarë konsiston ADN-ja bardhezi? Ndërkohë, 5 maji është gjithmonë një kënaqësi për t’u kujtuar në Romë për ne juventinët – ishin fjalët e drejtorit sportiv Giuntoli për Dazn -. Më pas duhet të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes. Kjo do të ishte një arritje e madhe, gjithçka është në duart tona. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të marrë pikët e nevojshme”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI