Flash

Motra e Alma Arrazit: S’kishte bukë për fëmijët, i shoqi harxhonte lekët me të dashurën

Lapsi.al 7 May 2024
Motra e Alma Arrazit: S’kishte bukë për fëmijët, i

Motra e Alma Arrazit, që u hodh në lumin Bunë së bashku me tre fëmijët më 2 maj, ka treguar arsyet që çuan 39-vjeçaren drejt aktit tragjik.

Ajo ka treguar se Alma Arrazi nuk kishte bukë për fëmijët, ndërsa i shoqi i harxhonte paratë me të dashurën e tij.

“Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde”, u shpreh ajo, duke shtuar se Alma Arrazi nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijëve të saj.

“Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijës të motrës time”, ka rrëfyer ajo në emisionin “Breaking”.

Sa i përket akuzave të Erdgys Arrazit dhe famijarëve të tij se 39-vjeçarja kishte probleme të shëndetin mendor, e motra e Almës i mohoi duke dreklaruar se “ajo ishte një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë” dhe se pretendimet e tyre janë shpikje.

Ajo u shpreh se nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e mortore të mbesës 9-vjeçare pasi nuk i kanë thërritur familjarët e Erdgys Arrazit dhe se motrën duan që ta varrosin në Durrës.

“Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë. 

Nuk kam marrë pjesë në ceremoni, ju lutem shumë që motrën time ta varrosim në Durrës, s’ka lidhje ta varrosim në Shkodër. Nuk ka kanë thërritur për ceremoninë mortore”, u shpreh ajo.

Të këshilluara

Gjendet trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna

Polumbarët kanë gjetur trupin e djalit 3 vjeç të Alma Arrazit në Shkodër. Gruaja u hodh nga ura e Bunës, pasi i shoqi e tradhëtonte. Në kushte të rënduara psiko...

11:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI