Flash

Përcaktohet sonte finalisti i parë i Champions: PSG duhet të rikperojë ndaj Dortmund për të shkuar në Wembley

Lapsi.al 7 May 2024
Përcaktohet sonte finalisti i parë i Champions: PSG duhet të
Të përmbysë epërsinë 1-0 të Dortmund. Në Parc des Princes, PSG, që nuk zbriti në fushë këtë fundjavë në Ligue 1, po përgatit misionin e tij duke synuar finalen e Champions League. Luis Enrique është i bindur se skuadra e tij mund të ketë të gjitha mjetet e duhura për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë. Në Dortmund, në fakt, francezët krijuan disa mundësi, duke goditur edhe shtyllat me Mbappè dhe Hakimi. Do të mungojë Lucas Hernandez, vëllai i Theos, që i është nënshtruar një operacioni në Austri për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. PSG ëndërron finalen e saj të dytë të turneut pas asaj që humbi kundër Bayern në gushtin e katër viteve më parë në Da Luz, në Lisbonë, në një stadium bosh për shkak të rregulloreve të rrepta anti-Covid. Orsato do të drejtojë ndeshjen që do të përcaktojë finalistin e parë të Wembley, me një ekip tërësisht italian edhe në VAR. Lexo më tej: Dortmund, Terzic paralajmëron PSG: "Në Paris të gatshëm të vrapojmë për më shumë se 20 km" Por kujdes sepse më pak i kuotuari për të fituar turneun, Borussia Dortmund, po kalon një moment forme të jashtëzakonshme. Edhe rezervat e zgjedhura nga Terzic kanë mposhtur Augsburg me rezultatin 5-1. Heroi i ndeshjes së parë, Fullkrug, u mbajt pushim gjatë gjithë ndeshjes nën Murin e Verdhë nga tekniku. Tani për të besuar në këtë sukses do t'ju duhet të rezistojnë në Paris dhe në Gjermani ka nga ata që kanë filluar të ëndërrojnë një finale tërësisht gjermane si në vitin 2013, kur Bayern Munich dhe Borussia Dortmund garuan për Kupën me Veshë të Mëdha në Wembley. Njëmbëdhjetë vjet më vonë, historia mund të përsëritet sërish në Londër.

FORMACIONET E MUNDSHËM

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Nuno Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Dembelé, Mbappé, Barcola. Trajner: Luis Henrique. BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Emre Can; Sancho, Brandt, Adeyemi; Fullkrug. Trajner: Terzic.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI