Flash

Rama propozim opozitës për të prekur reformën në drejtësi

Lapsi.al 7 May 2024
Rama propozim opozitës për të prekur reformën në

Ndërsa ka valëvitur sot flamurin e antikorrupsionit dhe është mburrur për autorësinë e reformës në drejtës, kryeministri Rama i ka propozuar opozitës ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar ligjet e reformës në drejtësi.

Në përfundim të takimit me deputetët dhe ministrat socialistë, Rama paraqiti një projekt-rezolutë, në thelb të së cilës është propozimi për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar që do të rishikojë ligjet për drejtësinë e re.

"Të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EUROPIAN" thuhet në projekt-rezolutë.

Ky komision, përbërja e të cilit nuk paracaktohet do të jetë "me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore".

Nuk dihet ende se çfarë ligjesh do të ndryshojnë në reformën në drejtësi. është folur gjithnjë për modifikimin e akuzës për "shpërdorim detyre", formulimi i të cilës lë hapësirë për ndëshkimin e shumë zyrtarëve të lartë.  Ndërkohë, kreu i SPAK, Altin Dumani ka kërkuar që prokurorëve t'i jepet një shans i dytë për rikandidim në mandatin e tyre në Prokurorinë Speciale. Tentativat për ndryshimin e ligjeve të reformës në drejtësi kanë qenë të shumta edhe në të shkuarën, por nuk janë lejuar nga ambasada amerikane që gjithnjë ka reaguar kundër këtyre nismave.

Të këshilluara

Gjendet trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna

Polumbarët kanë gjetur trupin e djalit 3 vjeç të Alma Arrazit në Shkodër. Gruaja u hodh nga ura e Bunës, pasi i shoqi e tradhëtonte. Në kushte të rënduara psiko...

11:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI