Flash

Real Madrid gati për sfidën, Ancelotti: "Mund të jetë nata magjike, Bayern më mirë se ne në Mynih"

Lapsi.al 7 May 2024
Real Madrid gati për sfidën, Ancelotti: "Mund të jetë

Pasi triumfoi në La Liga falë humbjes së Barcelonës ndaj Girona, Real Madrid tani është në ndjekje të finales së Champions League. Në Bernabeu duhet mposhtur Bayern Munich. "Ne duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi një mundësi të madhe për të arritur sërish në finale. Duke marrë parasysh vështirësitë, të cilat janë të shumta - shpjegoi Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp -. Si klube janë të ngjashëm, kanë një histori të madhe dhe shumë suksese. Mendoj se ne e respektojmë njëri-tjetrin ashtu siç duhet. Duhet të jetë kështu, sepse në ndeshjen e parë ata bënë shumë mire, më mirë se ne”.

Ancelotti nuk ka frikë nga efektet e euforisë pas fitores në La Liga. "Ne jemi shumë të emocionuar sepse mund të jetë një tjetër natë magjike për ne. Por nuk ka optimizëm. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë."

Për motivimin e ekipit. "Sot ia vlen të përjetohet. Me gjithë entuziazmin e botës. Ky është një motivim shumë i madh. Para ndeshjes ka një lloj shqetësimi, pak frikë. Përgatitja për një gjysmëfinale është spektakolare. Të jep shumë motivim".

Lexo më tej: Theo Hernandez, i thotë 'po' Bayern Munich: Milan i detyruar ta shesë me 'vullnetin e lojtarit'

ELOZHE PËR BAYERN

Për mënyrën e përballimit të ndeshjes ndaj Bayern dhe evitimit të kundërsulmeve kundërshtare. "Këto dy ekipe në tranzicion bëjnë shumë mirë. Janë dy skuadrat më të rrezikshme në Evropë në këtë kuptim. Tranzicionet mund të shmangen me një balancë të mirë. Rreziku mund të menaxhohet".

Nëse Bayern i ngjan më shumë si skuadër Real Madrid. "Po, është i ngjashëm. Ata kanë lojtarë me shumë përvojë në klub - shtoi Ancelotti -. Nëse ka kohë shtesë, do t’i luajmë". Së fundi, si do ta përshkruante veten si trajner, Ancelotti shprehet. "Unë mendoj se filozofia është që ideja jote duhet të përshtatet me lojtarët. Unë nuk dua një ekip me një identitet të vetëm".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI