Flash

Seanca e fundit në Belgjikë për dosjen e "Sky Ecc", mes të pandehurve edhe biznesmeni nga Vlora

Lapsi.al 7 May 2024
Seanca e fundit në Belgjikë për dosjen e "Sky Ecc", mes

Gjykata belge ka zhvilluar këtë të martë seancën e fundit për 129 të pandehurit të arrestuar në kuadër të operacionit “SKY ECC”. Të pandehurit janë të kombësive të ndryshme, si grekë, italiane, dhe shqiptarë, mes tyre edhe biznesmeni nga Vlora, Eridan Munoz Guerrero.

Raportohet se seanca e sotme ju kushtua përgjigjeve të avokatëve mbrojtës dhe fjalëve të fundit të të pandehurve. Gjyqtarët kanë kërkuar 15 deri në 20 vite burg, ndërsa pala mbrojtëse ka pretenduar se ky dënim është i padrejtës sepse të dhënat e papërpunuara, miliona mesazhe të mbledhura përmes “Sky ECC”, nuk do t’i komunikoheshin plotësisht mbrojtjes.

Pas deklaratave të avokatëve të të pandehurve Gjykata ka njoftuar se çështja do të merrej nën këshillim, dhe aktgjykimi do të shpallet më 2 shtator.

“Gjyqtarët do të analizojnë argumentet e palëve, prokurori, avokatët, por në bazë të dosjes. Në këtë rast, 220 mijë faqet që janë objekt i analizës së tyre. Por jo në lidhje me dosjet e tjera që dëgjojmë në shtyp, nëse është e nevojshme, do të duhet të shqiptohet një dënim ”, është shprehur Denis Goeman, zëdhënës i Gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI