Flash

Vajza ther me thikē babanë në Kosovë

Lapsi.al 7 May 2024
Vajza ther me thikē babanë në Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në Shtime, ku vajza raportohet se ka therrur babain e saj me thikë pas një mosmarrëveshje.

Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:40.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i ka thënë Telegrafit se pas një mosmarrëveshje dy persona kanë marrë lëndime te lehta trupore , ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me mjet të mpreh-thikë nga vajza e tij.

“Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI