Flash

Video/ Borussia Dortmund në finale: katër shtyllat ndalin PSG, Hummels çon Terzic në Wembley

Lapsi.al 7 May 2024
Video/ Borussia Dortmund në finale: katër shtyllat ndalin PSG, Hummels

Borussia Dortmund pret biletën për në Wembley në Paris. Gjermanët, skuadra më pak e kuotuar ndër gjysmëfinalistët, arrijnë në finalen e Champions League, duke fituar edhe në kthim me të njëjtin rezultat të ndeshjes së parë. Hummels vendosi ndeshjen me një goditje me kokë, duke dënuar një PSG absolutisht të pafat: katër shtylla ndalën skuadrën e Luis Enrique, që dështon në misionin finale.

Borussia Dortmund është finalistja e parë e Champions League 2023/24. Verdhezinjtë e Terzic përsëritën rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë, duke fituar me të njëjtin rezultat në Parc des Princes. Eliminohet PSG i Mbappé, i ndaluar nga goli i Hummels dhe katër shtylla (përveç dy të ndeshjes së parë). Pas një mrekullie të Donnarumma ndaj Adeyemi në minutën e 35', Dortmund ia doli të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 50' me Hummels pas një goditje nga këndi. Kjo ishte e mjaftueshme për të fituar biletën e kalimit në finalen e Wembley, duke rezistuar para dhe pas rrethimit të parisienëve. Shtylla me portën boshe e Zaire-Emery, pastaj ato të bujshme nga Nuno Mendes, Mbappé dhe Vitinha në një mbrëmje të mallkuar.

Borussia Dortmund është kështu e para që kualifikohet në finalen e Champions League 2023-24, që do të luhet më 1 qershor në stadiumin Wembley të Londrës. Pas suksesit në Gjermani 1-0 në ndeshjen e parë, me fusha të përmbysura rezultati përsëritet me të njëjtin fitues: Dortmund. Gjysmëfinalja në Paris u vendos në minutën e 50' nga Hummels, i lënë vetëm në zonë në zhvillimet e një goditje këndi. Shtyllë e dyfishtë për francezët, fillimisht (47') me Zaire-Emery dhe më pas (61') me Nuno Mendes. Bilancit duhet t'i shtohen në finale edhe traversat e Mbappé (87') dhe Vitinha (88'), që i duhen shtuar dy “trarëve” të goditura nga skuadra e Luis Enrique edhe në ndeshjen e parë.

FINALISTI TJETËR...

Emri i finalistit tjetër do të dalë nga ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe Bayern Munich: ndeshja e parë në Gjermani përfundoi 2-2. Borussia Dortmund arrin në finalen e Champions League për herë të tretë në historinë e saj: fitorja në 1996-97 3-1 kundër Juventus dhe humbja 2-1 2012-13 kundër Bayern Munich.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI