Flash

Berisha, thirrje Ramës: Anulo takimin në Athinë, mos shqetëso shqiptarët atje

Lapsi.al 8 May 2024
Berisha, thirrje Ramës: Anulo takimin në Athinë, mos

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje pasardhësit të tij, Edi Rama që të anulojë takimin e tij me shqiptarët e Greqisë në 12 maj në Athinë. Në tubimin e mbrëmjes së të mërkurës pranë banesës së tij, Berisha përdori një sërë etiketimesh ndaj Ramës.

"Edi Rama, beteja është me ty mbi të gjitha. Beteja jonë është e pathyeshme. Beteja jonë ka të bëjë me ekzistencën e këtij kombi që ti po e shfaros me vjedhjet, plaçkitjet që po i bën çdo ditë. Çfarë u thua ti nënave dhe motrave shqiptare që u kë përzënë adoleshentët, fëmijët e tyre, më shumë se lufta civile në çdo vend tjetër përveç Sirisë? Ç’përgjigje ke o famëzi që shkretove kombin me gjëmat tua? Çfarë fytyre ke ti të shkosh të takosh shqiptarët që i ke përzënë nga Shqipëria?

Ç’moral ke ti të takosh ata që u ke shndërruar dheun në dhe të ndaluar me vjedhjet tuaja. Shkon me mbjellë sherre për t’ua prishur edhe atë ekuilibër që kanë krijuar. Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, mos shqetëso emigracionin se ti për ta ti je një pushtues i Shqipërisë. Ti zëvendësove shtetin me narkoshtetin. Ti Edi Rama i mbylle dyert e Europës Shqipërisë dhe i detyrove shqiptarët të marrin malet për të arritur në kontinentin e amshuar.

Ti nuk ke gojë, ti duhet të lash gojën 100 herë kur të përmendësh emrin diasporë dhe emigracion. Mos harro se ata janë atje sot se vendi i tyre, parajsë e Zotit nga burimet, është shndërruar në tokë të ndaluar. Se pasuritë e vendit të tyre i ke shndërruar në një mallkim për shqiptarët nga një bekim i Zotit që janë ato. Atëherë, dil thuaju pak çfarë do ti, çfarë i kujton ata si deputetët dhe ministrat e tua? Ata po jetojnë me djersën e mallit, po sigurojnë kafshatën e gojës dhe ti shkon tani t’u dërdëllisësh" - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI