Flash

Champions, Terzic në ekstazë për finalen me Dortmund: "Jemi rritur". Luis Enrique: "Ters i pabesueshëm!"

Lapsi.al 8 May 2024
Champions, Terzic në ekstazë për finalen me Dortmund: "Jemi

Borussia Dortmund është në finalen e Champions League dhe udhërrëfyesi verdhezi, në arritjen e Parisit është Edin Terzic, në finalen e parë evropiane të karrierës së tij: “Para ndeshjes së parë kundër PSV-së, folëm për herë të parë se sa i shkurtër është rrugëtimi për në Londër. Shumë ishin të hutuar, - komentoi tekniku i Borussia në fund të ndeshjes -. Vitin e kaluar humbëm kampionatin në ndeshjen e fundit në shtëpi, tani jam i lumtur që mund t'u jap diçka tifozëve. E kuptuam se mund të ishim surpriza e kësaj Champions League e u rritëm në çdo ndeshje”.

"Jam i lumtur dhe krenar - vazhdoi Terzic në festën verdhezi -. Nëse fiton dy gjysmëfinalet do të thotë se finalja është e merituar. Ne po bëjmë një Champions të bujshme dhe e kemi kthyer ëndërrën në realitet". Në finalen në Ëembley, përballë do të jetë ose Real Madrid ose revanshi kundër Bayern, duke menduar atë të vitit 2013: "Kushdo që fiton gjysmëfinalen tjetër do të jetë favorit në Londër, por ne do ta luajmë dhe sinqerisht nuk më intereson se cili kundërshtar do të jetë. Është një krenari e madhe për të luajtur këtë ndeshje me ekipin tim, ne u kthyem aftësinë për të ëndërruar tifozëve tanë".

LUIS ENRIQUE: "6 SHTYLLA, 31 GODITJE E ASNJË GOL... E PABESUESHME"

I pafat, por i mundur në ndeshjen e parë dhe të dytën. Luis Enrique nuk mundi ta çonte PSG-në dhe Mbappe në finalen e Champions League: "Është një moment shumë i trishtë, por ishte e pabesueshme: 6 shtylla mes ndeshjes së parë dhe të dytë, 31 goditje në portë, më shumë se tre gola të pritshëm dhe nuk arritëm të shënonim. Një gjë vërtet e pabesueshme, por ky është futbolli dhe duhet pranuar, edhe nëse humbet në këtë mënyrë... Komplimente Borussias".

Lexo më tej: Real-Bayern: rekordmeni i Champions Ancelotti kundër Tuchel, njeriu që s'ka humbur kurrë në Madrid

Objektivi i Champions League mbetet një ëndërr për klubin parisien: "Ne nuk ishim inferiorë ndaj Dortmund as në ndeshjen e parë dhe as në atë të dytë. Borussia tani ka të njëjtën mundësi për të ngritur trofeun si finalisti tjetër".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI