Flash

E eliminoi në shtëpi, tani Borussia tall keq PSG në rrjetet sociale: "Kaloni pushime të mbara"

Lapsi.al 8 May 2024
E eliminoi në shtëpi, tani Borussia tall keq PSG në rrjetet
Përvec dëmit, edhe tallja. Pas eliminimit nga Champions League, PSG pësoi edhe “hakmarrjen” sociale të Borussia Dortmund. “Pushime të mbara”, shkruhet në një postim në Tëitter nga klubi gjerman me imazhin e një tullumbaceje të madhe të verdhë me logon BVB që fluturon mbi një bregdet me diell. Poshtë saj, në rërë, janë dy karrige plazhi dhe një peshqir i madh në ngjyrat e Mbappé & Co. Një përgjigje ironike për atë që klubi francez kishte publikuar para ndeshjes ku u pa një balonë e verdhë e zhytur në Senë. Por kjo nuk është e gjitha. Menjëherë pas raundit të dytë të gjysmëfinales dhe kalimit të turit, në fakt, klubi gjerman kishte publikuar një postim me shkrimin “hakmarrja është një pjatë që duhet të shërbehet e ftohtë”, duke iu përgjigjur kësaj radhe asaj që francezët kishin postuar në vitin 2020 pas eliminimit të Borussia Dortmund në raundin e 1/8. Lexo më tej: Video/ Luis Enrique refuzoi të intervistohej nga Carragher në TV: anglezi ishte i dehur dhe mbante shallin e Dortmund Me atë rast mund të shihje skuadrën franceze të ulur në fushë duke imituar Erling Haaland, pastaj sulmuesin e Dortmundit, në një pozicion joga, i ulur me këmbët e kryqëzuara dhe duart ngritur si kur festoi pas një goli.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI