Flash

Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe kthjellime

Lapsi.al 8 May 2024
Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe kthjellime

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në bregdet dhe zonën e ulët, por më alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të paraqiten zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave në veri dhe pjesërisht në qendër duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje do të paraqiten zonat jugore.

Sipas MeteoAlb, sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të mbeten konstante në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët e shënuar në Pukë deri në 26°C vlera maksimale që pritet në Jug – Jugperëndim të territorit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që vranësirat të jenë dominante, ku herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu. Parashikohet që herë pas here të ketë intervale me kthjellime në pjesën më të madhe të Kosovës, përjashtuar zonat lindore të cilat mbeten të rrezikuara nga reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë C vlera më e ulët deri në 24 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era do të paraqitet e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellmesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV. Duke filluar që në orët e mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje të pakta shiu në të gjithë republikën e MV herë pas here priten edhe rebeshe të izoluara, kryesisht në zonat jugore dhe juglindore të MV. Parashikohet që kjo situatë e motit të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja deri në 25°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Ndërkohë era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në jug të Europës me ndikim në të gjithë rajonin e Mesdheut do të sjellë vranësira dhe reshje shiu në gadishullin Apenin, gadishullin e Ballkanit si edhe pjesërisht Evropën Qendrore. Herë pas here priten edhe rrebeshe. Ndërkohë, Europa Lindore do të karakterizohet nga reshje shiu e dëbore si pasojë e temperaturave të ulëta ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqiten ishujt britanikë, gadishulli Skandinav si edhe gadishulli Iberik.

Të këshilluara

Vdes në Zvërnec një turiste gjermane

Një turiste gjermane ka humbur jetë në Zvërnec të Vlorës. Policia bën të ditur se, 41-vjeçarja me inicialet L. K., është dërguar pa shenja jete në spitalin e...

16:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI