Flash

Shantazhonte një grua se do i publikonte fotot nudo, pezullohet nga detyra inspektori i policisë në Tiranë

Lapsi.al 8 May 2024
Shantazhonte një grua se do i publikonte fotot nudo, pezullohet nga detyra

Pas publikimit të një rasti ku një efektiv i policisë shantazhonte një grua me foto të saj nudo ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit. Përmes një reagimi policia bën me dije inspektori me inicialet J. K. është përzulluar nga detyra si dhe kanë nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë.

Mbrëmjen e djeshme emisioni solli investigativ "Fiks-Fare", publikoi rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës i Policisë së Shtetit, i cili bashkë me të shoqen i kanë marrë qytetares 3 milion lekë të vjetra. Zonja tregoi se policin dhe të shoqen i njohu kur punonte në treg dhe ata po kërkonin për qiraxhinj. Kështu në apartamentet që ata jepnin më qira çoi njerëz të saj.

Denoncuesja qiraxhinjtë i kishte të afërm dhe shkonte shpesh i vizitonte, pasi ata e morën vesh këtë filluan ta shantazhonin duke i thënë se kemi video të tuat që vjen në banesën, por më kryesorja se ata kishin foto nudo të saj duke e shantazhuar. Polici bashkë me të shoqen për mospublikimin e tyre i kërkonin denoncueses 3 milion lekë të vjetra.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ "Fiks-Fare", në Top Channel, ku një punonjës policie kishte shantazhuar një shtetase dhe i kishte marrë një shumë parash për të mos i publikuar fotot, ju bëjmë me dije se:

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në zbatim të Nenit 222, pika 8 të Rregullores së Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, Inspektor J.K, me detyrë trup shërbimi për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të Policisë Shkencore dhe ndaj tij ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë. Policia e Shtetit falenderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke i'u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të këshilluara

Vdes në Zvërnec një turiste gjermane

Një turiste gjermane ka humbur jetë në Zvërnec të Vlorës. Policia bën të ditur se, 41-vjeçarja me inicialet L. K., është dërguar pa shenja jete në spitalin e...

16:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI